Harduer

Huawei kërkon të lançojë një telefon me palosje përpara Samsung

Jul 28 2018
0 Shpërndarje
Huawei dëshiron të jetë i pari në industri, edhe nëse teknologjia e ekranit nga furnizuesi i panelit të saj nuk mund të jetë aq gati sa Samsung Huawei kërkon të lançojë një telefon me palosje përpara Samsung

Industria e smartfonëve (dhe industria elektronike në përgjithësi) ka përqendruar vëmendjen e saj ndaj Samsung dhe telefonit të saj të ardhshëm të palosshëm. Megjithatë, mund të jetë një kompani tjetër smartfonësh që do të ofrojë një pajisje të palosshme në treg para Samsung.

Sipas “analistëve dhe burimeve të industrisë, të njohur me këtë çështje” duke folur me Nikkei, prodhuesi kinez i pajisjes Huawei, ai ka deklaruar se kompania ka shanse që të lançojë një smartfon të palosshëm përpara Samsung.

Fakti se Huawei po punonte në prodhimin e një telefoni të tillë, ishte i njohur për të gjithë, por surpriza qëndron tek mundësia e lançimit të këtij telefoni përpara Samsung, me synimin për ta mundur atë me çdo kusht.

Kur themi me çdo kusht marrim parasysh edhe mundësitë se ky smartfon mund të mos jetë plotësisht gati edhe pse po planifikohet te hidhet në treg.

Plani, sipas këtyre burimeve anonime, është të hedhë në treg 20,000 – 30,000 njësi të një pajisjeje të palosshme në një grup të vogël adoptuesish të hershëm. Një person i njohur me planin tha, “përpjekja është kryesisht për të demonstruar aftësitë e saj teknologjike dhe për të tërhequr vëmendjen e industrisë dhe mbulimin mediatik”.

Me fjalë të tjera, Huawei dëshiron të jetë i pari, edhe nëse produkti nuk është mjaftueshëm i mirë.

Sipas Jeff Pu, një analist me Yuanta Investment Consulting, Huawei ka gjasa të lançojë pajisjen e saj të palosshme shumë herët në vitin e ardhshëm. Ai tha: ” Huawei dëshiron të jetë i pari në industri, edhe nëse teknologjia e ekranit nga furnizuesi i panelit të saj nuk mund të jetë aq gati sa Samsung.”

Huawei po merr panelet e saj të palosshme OLED nga një prodhues kinez i quajtur BOE Technology Group.

Me këtë në mendje, kjo lëvizje e dyshuar për të detyruar lançimin e një pajisje të palosshme nuk është vetëm për të pohuar progresin e vazhdueshëm të Huawei brenda industrisë së smartfonëve, por edhe për të provuar se kompanitë kineze mund të qëndrojnë në të njëjtin nivel si Samsung. Ky lajm është tërësisht pjesë e një panorame më të madhe që e sheh Kinën të bëhet një superfuqi teknologjik.

Ky zhvillim ka shqetësuar konkurrentët – dhe gjithashtu edhe qeveritë. Tani për tani, duket se ne do të shohim një pajisje të palosshme në fillim të vitit 2019, qoftë nga Huawei apo Samsung. Megjithatë, pa përjashtuar asnjë mundësi, mundet edhe që një kompani tjetër  t’i mundë ata të dy. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>