Harduer

Huawei konsolidon pozitat si prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Qershor 2019
0
Huawei bëri progres në Evropë dhe Kinë dhe shitjet u rritën me 69% dhe 33% respektivisht. Falë kësaj rritjeje Huawei arriti të parakalonte Apple për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve në tre mujorin e parë të 2019-ës. Huawei konsolidon pozitat si prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung

Pas disa vitesh rritje eksplozive, shitjet e smartfonëve ranë për vitin e dytë me radhë në 2018-ën. Ky trend negativ vijoi në tre mujorin e parë të 2019-ës kur shitjet globale të smartfonëve ranë me 2.7% sipas Gartner.

Kompania analitike ja atribuon këtë rënie inovacionit të ngadalësuar tek smartfonëve flagshipë dhe rritjes së çmimeve të tyre.

Dy tregjet më të mëdha në botë, SHBA dhe Kina ranë me 15.8% dhe 3.2% respektivisht duke lënë të kuptohet se segmenti premium është goditur më rëndë.

Samsung dhe Apple shikuan shitjet e tyre të bien me 9 dhe 18% në tre mujorin e parë të 2018-ës. Ndërsa Huawei shijoi sukses të paprecedent me një rritje prej 45% krahasuar me 2018-ën.

Huawei bëri progres në Evropë dhe Kinë dhe shitjet u rritën me 69% dhe 33% respektivisht. Falë kësaj rritjeje Huawei arriti të parakalonte Apple për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve në tre mujorin e parë të 2019-ës.

Megjithatë kompania është përballë sanksioneve Amerikane dhe si rezultat humbi aksesi në disa shërbime dhe harduerë prodhues dhe ofruar nga kompanisë Amerikane. Ndalimi i Android nga Google ishte goditja më e rëndë që mund të merrte Huawei.

Nëse ky ndalimi do të vijojë me të vërtetë, shitjet e telefonëve Huawei jashtë Kinës do të zhyten. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei rekord kontratash 5G pavarësisht presionit Amerikan

Lajmet e fundit>