Harduer

Huawei kopjon Apple me një tablet 5G dhe karikim wireless

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2020
0
Tableti vjen me Android open-source dhe pa aplikacionet e shërbimet e Google. Huawei thotë se MatePad Pro është tableti i parë në botë me teknologjinë wireless. Huawei kopjon Apple me një tablet 5G dhe karikim wireless

Tableti më i ri i Huawei, MatePad Pro 5G është një version 5G i tabletit 10.8-inç që prezantoi vitin e kaluar për tregun Kinez.

I kombinuar me tastierën dhe lapsin stylus M-Pencil, tableti mund të krahasohet me iPad Pro edhe pse ka disa veçori unike.

Një prej tyre është karikimi wireles në dy drejtime, mundësia për të lidhur ekranin e smartfonit me tabletin dhe konektiviteti 5G.

Tableti vjen me Android open-source dhe pa aplikacionet e shërbimet e Google. Huawei thotë se MatePad Pro është tableti i parë në botë me teknologjinë wireless.

Karikimi i tabletit bëhet me 27W ndërsa karikimi i anasjelltas me 7.5W përmes teknologjisë wireless. Këtë tablet mund ta përdorin për të karikuar edhe kasën e tastierës, kufjet ose smartfonin.

Por mund të karikojë vetëm një pajisje në të njëjtën kohë. Krahasuar me iPad Pro, kornizat e ekranit në MatePad Pro 5G janë shumë më të holla dhe Huawei thotë se ekrani mbulon 90% të trupit të tabletit.

Ekrani ka rezolucion 2,560×1600 me raport 16:10. Në brendësi fshihet një procesor Kirin 990 dhe bateri 7,250 mAh. Ashtu si iPad Pro, MatePad Pro mund të karikojë lapsin stylus duke e ngjitur me të. Me vetëm 30 sekonda karikim marrim 10 minuta jetëgjatësi baterie.

Tableti 5G del në shitje për 799 euro për modelin bazë 8GB RAM dhe 256GB memorie. Më i shtrenjti shkon në 949 euro për 8GB RAM dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ekspertët të alarmuar nga një sistem i inteligjencës artificiale që shkruan artikuj