Blog

Huawei kurrë nuk do të përgjonte SHBA thotë themeluesi i kompanisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
Zyrtarët Amerikanë frikësohen se firma Kineze e telekomunikacionit mund të përdoret nga vendi Komunist për të përgjuar Amerikanët. Huawei kurrë nuk do të përgjonte SHBA thotë themeluesi i kompanisë

Huawei kurrë nuk do të ndihmonte Kinën të përgjonte Shtetet e Bashkuara me pajisjet e saj edhe sikur ligji Kinez na kërkon tha për CBS News themeluesi dhe presidenti i Huawei Ren Zhengfei.

Ren, vajza e të cilit është mbajtur në Kanada që nga data 1 Dhjetor me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, mohoi akuzat e qeverisë Amerikane se ndërton backdoorë në pajisjet e saj për inteligjencën Kineze.

“Absolutisht e pavërtetë,” tha Zhengfei. “Ne kurrë nuk marrim pjesë në spiunazh e as nuk lejojmë punonjësit tanë ta bëjnë. Ne nuk instalojmë kurrë backdoorë. Edhe sikur ta kërkonte ligji Kinez ne do ta refuzonim.”

Zyrtarët Amerikanë frikësohen se firma Kineze e telekomunikacionit mund të përdoret nga vendi Komunist për të përgjuar Amerikanët. Në 2017-ën është qeveria Kineze miratoi një ligj që e lejon të përgjojë njerëzit nëse i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në Shkurt të vitit të kaluar disa përfaqësues të agjencive Amerikane të sigurisë ngritën alarmin për rrezikun që i kanoset SHBA nga kompani si Huawei. Drejtori i FBI-së së asaj kohe gjithashtu shprehej i shqetësuar përpara senatit Amerikan.

Në Prill të 2018-ës Pentagoni paralajmëroi se telefonët dhe modemët Huawei mund të përdoren për të përgjuar Amerikanët duke ndaluar shitjet e tyre.

Qeveria Amerikane akuzon kompaninë dhe vajzën e Ren, CFO Meng Wanzhou, për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit. Gjithashtu akuzon kompaninë për tentativat e vjedhjes së sekreteve tregtare të T-Mobile.

Administrata Trump gjithashtu është duke konsideruar ndalimin e shitjeve së çdo pajisje telekomunikacionit të Huawei në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone-t e rinj kanë çipe nga Toshiba dhe Micron, mungojnë pjesë nga Samsung dhe Qualcomm

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>