Lajmet

Huawei lançoi Android Nougat për Honor 6X

May 3 2017
0 Shpërndarje
Vinte me Android Marshmallow dhe ndërfaqen e tmerrshme EMUI 4. Kompania tha se një përditësim do të vinte së shpejti dhe sot u përmbush ky premtim. Huawei lançoi Android Nougat për Honor 6X Photo Source: Huawei

Huawei prezantoi Honor 6X në CES 2017 dhe ndërsa ishte një zgjidhje mjaft solide një detaj jo pak i rëndësishëm zhgënjeu konsumatorët.

Vinte me Android Marshmallow dhe ndërfaqen e tmerrshme EMUI 4. Kompania tha se një përditësim do të vinte së shpejti dhe sot u përmbush ky premtim.

Nga dita e sotme, pesë muaj prej debutimit, Honor 6X do të marrë Android Nougat dhe ndërfaqen EMUI 5.0 i cili sjell ndryshime të shumta vizuale, natyrisht për mirë.

EMUI 5.0 aktualisht ofrohet për Huawei P10 dhe Mate 9, i disponueshëm nga kutia. Gjysma e dytë e muajit Maj duhet të gjejë të gjitha modelet Honor 6X me Nougat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>