Biznes

Huawei lë pas Nokia dhe Ericsson në garën 5G pavarësisht presionit Amerikan

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shtator 2019
0
Huawei dëshiron të tregojë se ende mund të ketë sukses me operatorë madhore celularë edhe pse është i bllokuar në tregje të mëdha si Japonia apo Australia. Administrata Trump vazhdon me përpjekjet për të mbajtur aleatët larg Huawei. Huawei lë pas Nokia dhe Ericsson në garën 5G pavarësisht presionit Amerikan

Huawei ka nënshkruar mëse 50 kontrata komerciale të 5G në mbarë botën ndërsa gjiganti Kinez i teknologjisë vazhdon të lidhë marrëveshje të reja pavarësisht se është i bllokuar në disa vende nga presioni Amerikan.

5G është gjenerata e ardhshme e rrjeteve celulare që premton internet super të shpejtë dhe mbështetje për teknologjitë si IoT, makinat pa shofer dhe inteligjenca artficiale.

Lajmi i fundit nga Huawei e vendos kompaninë Kineze prenë konkurrentëve Nokia dhe Ericsson. Në Korrik Nokia tha se kishte nënshkruar 45 kontrata për ofrimin e teknologjisë 5G ndërsa Ericsson vetëm 24.

Huawei dëshiron të tregojë se ende mund të ketë sukses me operatorë madhore celularë edhe pse është i bllokuar në tregje të mëdha si Japonia apo Australia. Administrata Trump vazhdon me përpjekjet për të mbajtur aleatët larg Huawei.

Ditën e Hënë SHBA dhe Polonia nënshkruan një marrëveshje për të shtrënguar më tutje masat për kompanitë të cilat duan të bëhen pjesë e planeve 5G.

Gjermania nga ana tjetër nuk e ka ndaluar Huawein. EE, një prej operatorëve celularë më të mëdhenj në Britani vazhdon të punojë me Huawei për implementimin e teknologjisë 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria mes Kenias dhe Laosit për shpejtësinë e internetit fiks

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>