Harduer

Huawei ndëshkon dy punonjës të cilët përdornin iPhone

Publikuar , 04 Janar 2019
0
Vitin e kaluar Huawei parakaloi Apple për nga numri i pajisjeve të shitura në mbarë botën duke zënë vendin e dytë pas Samsung. Huawei ndëshkon dy punonjës të cilët përdornin iPhone

Dy punonjës të Huawei të cilët dërguan një mesazh në Twitter nga një iPhone janë ndëshkuar sipas disa raportimeve.

Në një cicërimë të publikuar në ditën e parë të vitit të ri ku shkruhej “Happy #2019” mbante “firmën” e “Twitter for iPhone.”

Ironikisht kompanitë Kineze janë ato të cilat me çmime të ulëta kanë tentuar largimin e konsumatorëve nga gjiganti Amerikan.

Vitin e kaluar Huawei parakaloi Apple për nga numri i pajisjeve të shitura në mbarë botën duke zënë vendin e dytë pas Samsung.

Por ditën e Premte në një memo të brendshme të Huawei e raportuar nga Reuters, dy punonjësit janë ulur në detyrë dhe pagat u janë reduktuar.

Zakonisht Kina bllokon aksesin në rrjetet sociale Perendimore por përdoruesit kanë arritur ta anashkalojnë duke përdorur rrjete VPN. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një taksë mbi kompanitë e internetit mund të gjenerojë deri në 500 milion euro të ardhura

Lajmet e fundit>