Harduer

Huawei nuk dorëzohet, zbulon smartfonin e ri me ekran që paloset

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shkurt 2021
Nga posteri i publikuar kuptojmë se telefoni do të paloset nga brenda kësaj here ndryshe nga Mate Xs dhe Mate X ku ekranit palosej nga jashtë Huawei nuk dorëzohet, zbulon smartfonin e ri me ekran që paloset

Pavarësisht spekulimeve të fundit se Huawei mund të tërhiqet nga biznesi i smartfonëve, kompania po shtyn përpara me një smartfon të ri flagship, e madje një telefon me ekran që paloset në fund të muajit.

Sipas llogarisë zyrtare të Huawei në Weibo, marka Kineze do të prezantojë më 22 Shkurt telefonin e ardhshëm me ekran që paloset quajtur Mate X2.

Nga posteri i publikuar kuptojmë se telefoni do të paloset nga brenda kësaj here ndryshe nga Mate Xs dhe Mate X ku ekranit palosej nga jashtë.

Huawei kishte ndjekur dizajne të ngjashme me atë të Samsung Galaxy Fold por me Mate Xs dhe Mate X vendosi të adoptonte palosjen nga jashtë.

Nga informacioni zyrtar i publikuar, CEO i biznesit të pajisjeve konsumatore Richard Yu shtoi se është duke përdorur Mate X2 prej kohësh dhe ka përplot surpriza.

Pavarësisht sekreteve dhe risive që fsheh telefoni, mbetet për tu parë sesa njësi do të arrijë Huawei të nxjerrë në shitje për shkak të numri të kufizuar të pjesëve dhe komponentëve që i kanë ngelur Huawei nga sanksionet Amerikane.

Madje mund të vihet në dyshim nëse kompania do të arrijë të shesë ndonjë jashtë Kinës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfoni Huawei 1,400 eurosh destinuar për Evropën dhe që askush nuk ka për ta blerë

Tags >

Huawei