Biznes

Huawei nuk ka ndërtuar një sistem operativ për zëvendësimin e Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Korrik 2019
0
Hongmeng është sistem operativ shumë i thjeshtë krahasuar me Android. Huawei në fillim e ka zhvilluar sistemin për përdorim në pajisjet IoT. E gjitha kjo na tregon se Huawei nuk ka punuar në një sistem operativ të plotë mobil. Huawei nuk ka ndërtuar një sistem operativ për zëvendësimin e Android

Hongmeng nuk është zëvendësuesi i Android që të gjithë kemi menduar. Menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Trump që i ndalonte kompanive Amerikane të bëjnë biznes me Android, u përhapen spekulime se Huawei ishte përgatitur për të zëvendësuar platformën mobile më popullore në botë.

Megjithatë vetë gjiganti Kinez thotë se qëllimi i këtij sistemi operativ për përdorim industrial. Raporti vjen nga vetë agjencia shtetërore Kineze e lajmeve që thotë se sistemi operativ ka qenë në zhvillim kohë përpara se administrata Trump të impononte sanksione ndaj Huawei.

Hongmeng është sistem operativ shumë i thjeshtë krahasuar me Android. Huawei në fillim e ka zhvilluar sistemin për përdorim në pajisjet IoT. E gjitha kjo na tregon se Huawei nuk ka punuar në një sistem operativ të plotë mobil.

Mirëpo resurset e gjera që Huawei ka na bën të mendojmë se një lëvizje e tillë një ditë mund të vijë nëse kompania vazhdon të ndihet e kërcënuar nga SHBA. Sanksionet Amerikane i sollën shumë probleme kompanisë ndërsa shëndeti dhe e ardhmja e financave të saj mbeten në dyshim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ka nisur përgatitjet për 5 iPad të rinj

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>