Lajmet

Huawei nuk mund të besohet thotë shefi i inteligjencës Gjermane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Tetor 2019
0
Shefi i inteligjencës Gjermane u tha legjislatorëve ditën e Marte se Huawei nuk duhet të lejohet të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e rrjetit 5G. Huawei nuk mund të besohet thotë shefi i inteligjencës Gjermane

Shefi i inteligjencës Gjermane u tha legjislatorëve ditën e Marte se Huawei nuk duhet të lejohet të luajë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e rrjetit 5G të duke afirmuar qëndrimet Amerikane se kompania Kineze nuk mund të besohet.

Duke folur përballë parlamentit Bruno Kahl tha se infrastruktura e komunikimit nuk duhet ti besohet plotësisht Huawei. Ai tha se Huawei mund të lejohet të luajë një rol në ndërtimin e rrjetit 5G por jo në hapësirat që prekin interesat kryesore të vendit.

Ndërhyrja e shefit të inteligjencës vjen pasi një debati të nxehur ditët e fundit mes parlamentit Gjerman dhe vendeve të tjera Evropiane për rolin e Huawei në ndërtimin e rrjetit 5G.

Vendet i frikësohen se infrastruktura e tyre kritike mund të ekspozohet përballë influencës Kineze. Sipas një liste udhëzimesh publikuar ditët e fundit nga autoritetet Gjermane, asnjë kompani nuk mund të përjashtohet nga ndërtimi i rrjetit 5G por të gjitha duhet të përmbushin disa kritere sigurie.

Qeveria Amerikane vazhdimisht u ka kërkuar atyre Evropiane që të bllokojnë Huawei-n nga ndërtimi i rrjeteve 5G me arsyetimin e Pekini mund ta përdorë teknologjinë e këtij të fundit për ti sabotuar.

Po në fillim të vitit ambasadori Amerikan në Berlin tha se lejimi i Huawei në Gjermani mund të cënojë rëndë marrëdhëniet mes dy aleatëve të ngushtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë kanë rezervuar emrat e mëdhenj për Kongresin Mobil Botëror?

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>