Biznes

Huawei nuk ndalet pavarësisht sanksioneve Amerikane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Deri më sot Huawei ka arritur me sukses të rrisë të ardhurat duke siguruar kontrata për implementimin e gjeneratës së pestë të rrjeteve celulare. Huawei nuk ndalet pavarësisht sanksioneve Amerikane

Të ardhurat e Huawei Technologies u rritën me 30% në gjysmën e parë të vitit pavarësisht sanksioneve Amerikane raportoi Bloomberg.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur Huawei në listën e zezë të eksporteve të kompanive Amerikane duke cituar sigurinë kombëtare dhe ndaluar furnizuesit Amerikanë ti shesin teknologjinë prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit.

Të ardhurat u rritën me 30% në gjysmën e parë të vitit, një ngadalësim me rritjen 39% krahasuar me tre muajt e parë të 2019-ës.

Deri më sot Huawei ka arritur me sukses të rrisë të ardhurat duke siguruar kontrata për implementimin e gjeneratës së pestë të rrjeteve celulare.

Kompania gjithashtu ka shpërblyer disa punonjës të cilët e kanë ndihmuar të rrisin të ardhura pavarësisht sanksioneve Amerikane.

Muajin e kaluar Huawei reduktoi pritshmëritë e të ardhurave ndërsa CEO i kompanisë Ren Zhengfei tha se Huawei ishte goditur më rëndë sesa parashikuar nga sanksionet Amerikane.

Firma ka mohuar akuzat se produktet e saj përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendeve ku teknologjia e Huawei është instaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei nuk mund të besohet thotë shefi i inteligjencës Gjermane

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>