Analiza

Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, mbyll distancën me Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Nëntor 2019
0
Kjo situatë e vështirë për Huawei është avantazh për rivalët e Samsung dhe Xiaomi të cilët janë të gatshëm të gëlltisin pjesët e tregut Evropian të gjigantit Kinez. Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, mbyll distancën me Samsung

Nuk ka dyshime se Huawei është ende nën presionin e sanksioneve Amerikane. Megjithatë ky presion nuk është ndier fare sipas të dhënave që vinë nga shitjet e telefonëve për tre mujorin e tretë të 2019.

Raportimet nga Counterpoint Research dhe Canalys tregojnë se Huawei shënoi një rritje me afro 30% krahasuar me një vit më parë. Sakaq vendi i parë, Samsung, pati rritje 11 ose 8.4% sipas dy firmave.

Gjithsesi të dy raportimet tregojnë se marka Kineze po mbyll distancën me vendin e parë Samsung dhe me shpejtësi.

Performanca e Huawei është impresionuese duke pasur në konsideratë sanksionet Amerikane. Kompania nuk mund të shesë më telefonë me shërbimet e Google. Prodhuesi u kthye nga Kina për të rritur shitjet sepse në këtë treg shërbimet e Google nuk janë të kërkuara.

Por sipas firmave kompania ka pasur performancë të lartë sepse telefonët e shitur më së shumti janë prodhuar përpara sanksioneve Amerikane. Mate 30 është telefoni i parë i kompanisë pa aplikacionet e Google.

Kjo situatë e vështirë për Huawei është avantazh për rivalët e Samsung dhe Xiaomi të cilët janë të gatshëm të gëlltisin pjesët e tregut Evropian të gjigantit Kinez.

Sa i përket pjesës tjetër, Apple vjen në vendin e tretë ndërsa vendi i katërt ndahet mes Oppo, Xiaomi dhe Vivo. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatori Amerikan pretendon të nxjerrë treg smartfonë 5G në Verë

Lajmet e fundit>