Harduer

Huawei ofron teknologjinë 5G në këmbim të sanksioneve Amerikane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shtator 2019
0
Një ekspert i cili ka qenë kundër përdorimit të teknologjisë së Huawei tha se propoozimi i kompanisë është një mundësi e artë dhe ofertë e jashtzakonshme. Huawei ofron teknologjinë 5G në këmbim të sanksioneve Amerikane

Shefi i Huawei propozoi shitjen e teknologjisë 5G një firmë perëndimore për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Ren Zhengfei tha se blerësi do të jetë i lirë të ndryshojë edhe kodin e softuerit. Një gjë e tillë do të lejonte çfarëdo problemi sigurie të identifikuar të adresohet pa përfshirjen e Huawei.

SHBA dhe Australia kanë ndaluar përdorimin e teknologjisë së Huawei. Britania ende po elaboron nëse do ta lejojë se jo.

Huawei vazhdimisht ka mohuar pretendimet se spiunazhit për llogari të qeverisë Kineze.

Një ekspert i cili ka qenë kundër përdorimit të teknologjisë së Huawei tha se propoozimi i kompanisë është një mundësi e artë dhe ofertë e jashtzakonshme.

Propozimi i Ren Zhengfei erdhi gjatë interviste për the Economist dhe New York Times. Nëse realizohet, një marrëveshje e tillë do ti jepte një firme tjetër akses në patentat 5G, licencat, kodin dhe njohuritë inxhinierike.

Aktualisht alternativat madhore krahas Huawei janë Nokia dhe Ericsson. Të tjera janë Samsung dhe kompania tjetër Kineze ZTE. Përtej një tarife licencimi, Huawei do të përfitonte sepse kështu Uashingtoni do të bindej të anulonte sankasionet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FBI-ja ka përdorur fytyrën e një të dyshuari për tu qasur në iPhone X

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>