Harduer

Huawei prezantoi versionin e dytë të telefonit me ekran me palosje

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shkurt 2020
0
Edhe ky variant vjen me 5G. Mate Xs do të kushtojë 2,499 euro ose 2,700 dollarë, me një rritje çmimi prej 100 dollarësh krahasuar me modelin e kaluar. Huawei prezantoi versionin e dytë të telefonit me ekran me palosje

Huawei nuk do të tërhiqet nga tregu i telefonëve me ekran që palosen. Ndryshe nga rivali Samsung, Huawei nuk ka ndërtuar një model të ri, por ka përditësuar versionin e 2019.

Mate Xs ka të njëjtat dimensione si të modelit Mate X por me disa përmirësime. Pajisja është 6.6-inç e palosur dhe 8-inç e hapur. Ka katër kamera të pasme në vend të tre kamerave që kishte vitin e kaluar dhe një ekran dhe mekanizëm palosjeje më të fortë.

Edhe ky variant vjen me 5G. Mate Xs do të kushtojë 2,499 euro ose 2,700 dollarë, me një rritje çmimi prej 100 dollarësh krahasuar me modelin e kaluar.

CEO i Huawei Richard Yu tha se Mate Xs do të dalë në shitje në Mars por nuk dha një datë specifike.

Ky është flagshipi i katërt i Huawei përfshirë Mate X që debuton pa shërbimet e aplikacionet e Google. Huawei humbi aksesin në këto aplikacione pas sanksioneve Amerikane që do të thotë se nuk instalon dot as Play Store.

Pajisjet aktuale të Huawei kanë një version open-source të sistemit operativ të Google android dhe jo versionin e plotë të licencuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Monedha dixhitale e Kinës mund të vendosë rekord për numrin e transaksioneve që përpunon në sekondë