Harduer

Huawei prezanton dy telefonë të çmendur por kush do ti blejë?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Nëntor 2019
0
Specifika të tjera përmendim baterin 4,100 mAh me teknologji karikimi 40W dhe arrin 30% në 70 minuta. Por nuk është aq i shpejtë sa teknologjia e Oppo. Huawei prezanton dy telefonë të çmendur por kush do ti blejë?

Honor prezantoi ditën e sotme dy telefonë të rinj, modelet V30 dhe V30 Pro të cilët hynë në kategorinë mbi rangun e mesëm.

Linja Honor V zakonisht lançohet edhe globalisht si seritë “View” dhe ka specifika mjaft konkurruese. Për shembull modeli View 20 i këtij fiti ka një kamër 48-megapiksel, Kirin 980 dhe kamër selfie “hole-punch.”

V30 Pro vjen me ekran 6.57-inç 1080p me dy kamera selfie si Galaxy S10 Plus. Megjithatë Honor ka përfshirë një sensor me kënd të gjerë krahas modelin standard 32-megapiksel.

Specifika të tjera përmendim baterin 4,100 mAh me teknologji karikimi 40W dhe arrin 30% në 70 minuta. Por nuk është aq i shpejtë sa teknologjia e Oppo.

V30 Pro ka procesorin Kirin 990 5G ndërsa View 30 modelin standard Kirin 990 por me modem 5G më vete Barong 5000. Një tjetër diferencë mes telefonëve është kamera 12-megapiksel ultra-wide ndërsa V30 ka vetëm sensor 8-megapiksel. Përtej këtyre dy telefonët kanë kamër kryesore 40-megapiksel dhe një telefoto 8-megapiksel.

V30 Pro kushton 550 dollarë për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorie dhe 600 dollarë për versionin 8GB RAM dhe 256GB memorie. Modelin V30 shitet për 370 dollarë për 6/128GB dhe 425 dollarë për 8GB/128GB. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A është koha për ta mbyllur Facebook-un?

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>