Harduer

Huawei prezanton orët e para inteligjente me HarmonyOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Qershor 2021
Pavarësisht se kanë sistemin e ri operativ, orët e reja nuk sjellin diçka emocionuese. Huawei prezanton orët e para inteligjente me HarmonyOS

Huawei prezantoi orët e para inteligjente me sistemin operativ të kompanisë HarmonyOS: Huawei Watch 3 dhe Watch 3 Pro.

Pavarësisht se kanë sistemin e ri operativ, orët e reja nuk sjellin diçka emocionuese. Siç edhe skema e emërtimit sugjeron, Watch 3 është modeli bazë ndërsa ai Pro sjell cilësi më të mirë ndërtimi dhe funksione shtese që justifikojnë çmimin.

Watch 3 është i ngjashëm me modelin e kaluar Watch 2. Ka ekran 1.43-inç OLED me shkëlqim prej 1,000 nits. Ka një trup prej çeliku dhe kapak të pasmë prej qeramike. Huawei do ta shesë orën me rripa të ndryshëm si Active, Classic dhe Elite.

Ora ka 30 ndërfaqe të ndryshme vizuale ndërsa përdoruesit mund të instalojnë deri në 1 mijë prej tyre nga dyqani i aplikacionit. Kurora kur rrotullohet përdoren për navigim dhe shflefim të listave.

Watch 3 ka 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Për gjurmimin e aktivitetit dhe parametrave shëndetësor Huawei përdor një skaner të rrahjeve të zemrës, sensor Sp02 dhe monitor të gjurmit. Ora ka edhe një sensor të ri për matjen e temperaturës ndërsa ofron mbështetje edhe për eSIM.

Me 4G të ndezur Huawei thotë se ora mbijeton 3 ditë me një karikim të vetëm. Modeli Pro ka një kasë prej titaniumi e jetëgjatësi më të madhe baterie dhe çdo gjë tjetër mbetet e njëjta me Watch 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cicërima e parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë