Harduer

Huawei prezanton telefonët e parë për tregjet globale pa aplikacionet e Google

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2020
0
Së bashku me të Huawei prezantoi edhe një telefon me kamër selfie pop-up Honor 9X Pro i cili do të debutojë në Evropë për 249 euro. Huawei prezanton telefonët e parë për tregjet globale pa aplikacionet e Google

Honor prezantoi telefonin e parë 5G, Honor View 30 Pro. Por nuk është thjeshtë telefoni i parë 5G i Huawei, por edhe i pari që debuton globalisht pa shërbimet dhe aplikacionet e Google.

Telefoni ka procesorin Kirin 990 5G, ekran 6.7-inç 1080p me një kamër selfie “hole-punch” dhe bateri 4,100 mAh.

Së bashku me të Huawei prezantoi edhe një telefon me kamër selfie pop-up Honor 9X Pro i cili do të debutojë në Evropë për 249 euro.

9X Pro dhe View 30 Pro do të jenë telefonët e parë jashtë Kinës pa aplikacionet e Google. Përveç konektivitetit 5G, View 30 Pro ka tre kamera të pasme: 40-megapiksel, 12-megapiksel ultra-wide dhe 8-megapiksel telefoto.

Ndërsa 9X Pro ka procesor me pak më fuqishëm si Kirin 810 dhe 256GB memorie të brendshme. Ka tre kamera të pasme: 48-megapiksel, 8-megapiksel ultra-wide dhe 2-megapiksel thellësie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google bën lëvizjen e paprecedent në 11 vite të shfletuesit Chrome

Tags >

Huawei