Harduer

Huawei pritet të shndërrohet në lider global në rrugëtimin drejt 5G-së

Feb 23 2018
0 Shpërndarje
Marrëveshjet për të ndërtuar rrjete 5G janë vite larg por Huawei deri tani ka nënshkruar 25 memorandume mirëkuptimi me operatorët që duan të testojnë 5G-në. Huawei pritet të shndërrohet në lider global në rrugëtimin drejt 5G-së Photo Source: Reuters

Duke krijuar lidhje të afërta me operatorët të mëdhenj Evropian të telekomunikacionit, gjiganti Kinez Huawei është vendosur në një pozicion lider sa i takon teknologjisë së re celulare 5G.

Pozitat dominuese që kompania gëzon në Kinë, treg i cili pritet të bëhet më i madhi i 5G-së në botë, janë dokumentuar prej kohësh.

Megjithatë ekspansioni global i kompanisë ka hasur në konkurrencën e Ericsson dhe Nokia. Rrjetet 5G, të cilët ende janë në një fazë testimi, do të ofrojnë nga 50 deri në 100 herë më shumë shpejtësi transferimi të dhënash sesa rrjetet aktuale 4G.

Marrëveshjet për të ndërtuar rrjete 5G janë vite larg por Huawei deri tani ka nënshkruar 25 memorandume mirëkuptimi me operatorët që duan të testojnë 5G-në.

Megjithatë gjendet pas Ericsson i cili ka nënshkruar 38 memorandume dhe Nokia me 31 memorandume.

Por partneritetet në fuqi pritet ti japin Huawei një avantazh të qartë ndaj rivalëve duke qenë se deri në 2016-ën kompania kishte furnizuar me pajisjet 537 rrjete 4G në mbarë botën.

Deri më 2025-ën pritet që 1.2 miliard njerëz të kenë akses në mbarë botën në 5G, ku një e treta do të jenë në Kinë. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>