Biznes

Huawei, prodhuesit e smartfonëve me më pak se 10% të tregut do të zhduken

Feb 26 2018
0 Shpërndarje
Ai tha se prodhuesit e vegjël Kinezë ishin duke u konsoliduar dhe shumica e tyre do të zhduken sepse nuk kanë mjaftueshëm resurse për të investuar në kërkim, hulumtim dhe marketing. Huawei, prodhuesit e smartfonëve me më pak se 10% të tregut do të zhduken Photo Source: AFP

Industria e smartfonëve pritet të konsolidohet ndërsa investimet pritet të mbajnë të gjallë konkurrencën në këtë treg në vitet e ardhshme por vetëm një pjesë e kompanive arrijnë të gjenerojnë fitim tha CEO i Teknologjive Konsumatore të Huawei ditën e Dielë.

Richard Yu tha se kushdo që ka më pak se 10% të tregut po humbet para.

Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Samsung dhe Apple me 10.2% të tregut në tre mujorin e katërt sipas IDC dhe Strategy Analytics.

“Në të ardhmen, vetëm tre prodhues do të mbijetojnë, ose mbase katër” shprehej Yu për reporterët.

Ai tha se prodhuesit e vegjël Kinezë ishin duke u konsoliduar dhe shumica e tyre do të zhduken sepse nuk kanë mjaftueshëm resurse për të investuar në kërkim, hulumtim dhe marketing.

Ai tha se biznesi i smartfonëve të Huawei është rritur me 30% vitin e kaluar dhe këtë vit pritet të rritet edhe më shumë.

Huawei mund të bëhet shumë shpejtë prodhuesi i dytë më i madh i telefonëve dhe në një të ardhme të afërt edhe i pari.

Por mohoi ardhjen e një flagshipi të ri siç kishte ndodhur tradicionalisht në të kaluarën në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë.

Megjithatë flagshipi i ri P20 do të ketë shfaqjen e tij muajin e ardhshëm në Paris dhe Huawei ka premtuar një teknologji të pakrahasueshme të kamerës.

Telefoni do të konkurrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Galaxy S9 dhe Apple iPhone X.

Duke folur për gjeneratën e re të rrjeteve, Huawei gjithashtu prezantoi versione 5G të routerave për konsumatorët dhe çipin 5G për telefonët e kompanisë.

Yu tha se Huawei do të lançojë telefonin e parë 5G në tre mujorin e tretë ose të katërt dhe me shumë gjasa do të jetë një model Mate. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>