Lajmet

Huawei publikoi Android 9 Pie për 10 modele telefonësh

Dec 20 2018
0 Shpërndarje
Në ditët në vijim lista e pajisjeve që suportohen do të rritet. Modelet si Honor 8X, Mate 20 Lite, Honor 8C do të jenë të radhës që marrin përditësimin. Huawei publikoi Android 9 Pie për 10 modele telefonësh

Huawei lajmëroi ditën e sotme se versioni i ri i Android EMUI 9.0 është gati për tu shkarkuar në mbarë botën.

Në ditët e ardhshme EMUI 9.0, i bazuar në Android 9 Pie do të dërgohet për këto modele:

  • Huawei Mate 10/ 10 Pro/ 10 Porsche Design
  • Huawei Mate RS Porsche Design
  • Huawei P20/P20 Pro/ P20 Lite
  • Honor Play
  • Honor 10
  • Honor View 10

EMUI 9.0 peshon 4GB dhe sigurohuni që të keni internet Wi-Fi të shpejtë. Për ata që gjenden në versionin beta të EMUI 9.0, shkarkimi do të jetë afro 770MB.

Në ditët në vijim lista e pajisjeve që suportohen do të rritet. Modelet si Honor 8X, Mate 20 Lite, Honor 8C do të jenë të radhës që marrin përditësimin.

Bazuar në Android 9.0 Pie, EMUI 9.0 përdor inteligjencën artificiale për të rritur përgjigjen e sistemit me 25.8%. Huawei thotë se EMUI 9.0 shkurton vonesat e hapjes së aplikacioneve me 102ms.

EMUI 9.0 sjell edhe GT Turbo 2.0, softuerin për rritjen e performancës gjatë lojërave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse Australia duhet ta rishikojë vendimin për bllokimin e produkteve të Huawei?

Lajmet e fundit>