Biznes

Huawei publikon performancën e biznesit për gjysmën e parë të vitit

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2021
Në fund të fjalës së tij zoti Xu falenderoi secilin anëtar të ekipit të Huawei për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe vendosmërinë e treguar për të ecur përpara në këto kohë sfiduese për kompaninë. Huawei publikon performancën e biznesit për gjysmën e parë të vitit

Huawei publikoi rezultatet e biznesit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Performanca e përgjithshme e kompanisë ishte në përputhje me parashikimin e bërë nga ana e tyre.

Në gjashtëmujorin e parë, Huawei gjeneroi rreth 49.6 miliardë USD të ardhura, me një marzh fitimi neto që arriti 9.8%.

Të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i operatorit ishin 21.2 miliardë USD, të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i ndërmarrjes ishin 6.64 miliardë USD, ndërsa të ardhurat e biznesit konsumator ishin 21.01 miliardë USD.

Sipas drejtuesit të Huawei Eric Xu, kompania ka vendosur qëllimet e saj strategjike për pesë vitet e ardhshme. Ndër të tjera ai pohoi se: “Qëllimi ynë është të mbijetojmë në treg dhe ta bëjmë kompaninë të qëndrueshme duke krijuar vlera praktike për klientët dhe partnerët tanë. Pavarësisht rënies së të ardhurave nga biznesi ynë konsumator për shkak të faktorëve të jashtëm, ne jemi të bindur se bizneset tona që lidhen me ndërmarrjet dhe operatorët do të vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme.”

Në fund të fjalës së tij zoti Xu falënderoi secilin anëtar të ekipit të Huawei për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe vendosmërinë e treguar për të ecur përpara në këto kohë sfiduese për kompaninë.

Pavarësisht të gjithave, kompania Huawei vazhdon të besojë te fuqia e teknologjisë dixhitale dhe do të punojë për të sjellë zgjidhje sa më inteligjente me karbon të ulët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkaktoi reagim të ashpër, rikthehet politika e re e privatësisë së WhatsApp pa asnjë ndryshim

Tags >

Huawei