Biznes

Huawei rekord kontratash 5G pavarësisht presionit Amerikan

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Prill 2019
0
Deri në fund të muajit Mars Huawei tha se ka nënshkruar 40 kontrata 5G me kompani në mbarë botën dhe ka shitur me 70,000 stacione 5G. Kompania shpreson që kjo shifër të shkojë në 100,000 gjatë muajit Maj. Huawei rekord kontratash 5G pavarësisht presionit Amerikan

Huawei tha ditën e Hënë se të ardhurat e kompanisë u rritën me 39% në tre mujorin e parë të 2019-ës në 26.81 miliardë dollarë.

Gjigandi Kinez i telekomunikacionit më i madhi në botë në këtë industri, tha se fitimi gjithashtu u rrit me 8% këtë tre mujori.

Ky lajm vjen në një kohë kur Uashingtoni ka intensifikuar fushatën kundër Huawei dhe teknologjisë 5G të kompanisë.

SHBA thonë se kompania Kineze është e lidhur ngusht me Pekinin dhe përdor pajisjet e saj për të përgjuar Amerikën dhe aleatët e saj.

Huawei në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar akuzat. Firma Kineze aktualisht është prodhuesi i 3-të më i madh në botë i smartfonëve dhe javën e kaluar tha se kontratat e 5G-së janë shtuar ndjeshëm pavarësisht fushatës Amerikane.

Deri në fund të muajit Mars Huawei tha se ka nënshkruar 40 kontrata 5G me kompani në mbarë botën dhe ka shitur me 70,000 stacione 5G. Kompania shpreson që kjo shifër të shkojë në 100,000 gjatë muajit Maj.

Gjithashtu Huawei tha se ka shitur 59 milionë telefonë në tre mujorin e parë të 2019-ës. Kompania nuk e krahasoi me rezultatin e vitit të kaluar por sipas firmës analitike Strategy Analytics Huawei ka shitur 39.3 milionë smartfonë në fillim të 2018-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>