Harduer

Huawei rifreskon linjën e laptopëve

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2020
0
Versioni me Core i7 ka grafikat Nvidia MX250. Përveç ngjyrave gri dhe argjendtë, laptopi vjen në ngjyrë jeshile. Huawei rifreskon linjën e laptopëve

Huawei përditësoi MateBook X Pro me një ngjyrë të re jeshile dhe procesorin e gjeneratës së 10-të Intel. Dizajni është identik me paraardhësin me një ekran 13.9-inç 450-nits dhe rezolucion 3000×2000 piksel me prekje.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve është integruar në butonin e ndezjes. E re për këtë vit janë procesorët Intel të gjeneratës 10-të me opsione si Core i7, 16GB RAM dhe 1TB memorie.

Versioni me Core i7 ka grafikat Nvidia MX250. Përveç ngjyrave gri dhe argjendtë, laptopi vjen në ngjyrë jeshile.

Huawei ka përditësuar edhe linjën buxhetor MateBook D me procesorët Intel 10-gen. Këta laptopë mund të konfigurohen me procesorë Core i7, 8GB RAM dhe 512GB memorie.

Modeli MateBook X Pro del në shitje në muajin Prill për 1,499 euro për modelin bazë Core i5, 16GB RAM dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i parë i Huawei me sistemin operativ alternativ të Android vjen në fund të vitit