Biznes

Huawei së shpejti do të marrë lejen për aplikacionet e Google në telefonët Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Nëntor 2019
0
Gjatë periudhës së sanksioneve ka pasur mëse 260 kërkesa megjithatë Ross tha se kompanitë nuk duhet të jenë të sigurta se do të marrin një të licencë të tillë. Huawei së shpejti do të marrë lejen për aplikacionet e Google në telefonët Android

Departamenti Amerikan i Tregtisë mund të anulojë de fakto sanksionet kundër Huawei në një të ardhme të afërt. Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross tha për Bloomberg gjatë një interviste se së shpejti do të lëshohen licenca për kompanitë Amerikane që duan të bëjnë tregti me Huawei.

Gjatë periudhës së sanksioneve ka pasur mëse 260 kërkesa megjithatë Ross tha se kompanitë nuk duhet të jenë të sigurta se do të marrin një të licencë të tillë.

Ai nuk dha detaje se cila firma kanë aplikuar për licenca. Por sanksionet kanë prekur më së shumti Google sesa kompani të tjera. Huawei nuk mund të shesë telefonë me Android që kanë aplikacionet e Google përsa kohë sanksionet janë në efekt. Gjithashtu përditësimi i telefonëve do të jetë i pamundur sapo licenca e përkohshme të skadojnë.

Një licencë e përhershme mund të lejojë Google dhe Huawei të rifillojnë biznesin ndërmjet tyre. Kompanitë e telekomunikacionit mund të mos jenë kaq me fat. Huawei u sanksionua për shkak të shqetësimeve se pajisjet e rrjetit të Huawei mund të përdoren nga Pekini për spiunazh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mate 30 nuk mund të instalojë as manualisht aplikacionet e Google

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>