Biznes

Huawei sfidon SHBA, të ardhurat rriten me 23%

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Korrik 2019
0
Aktualisht kompania është prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve pas Samsung, pasi parakaloi Apple vitin e kaluar. Huawei sfidon SHBA, të ardhurat rriten me 23%

Huawei gjeneroi 32.2 miliardë dollarë të ardhura gjatë periudhës Prill-Qershor, një rritje me 23% krahasuar me një vit më parë pavarësisht përshkallëzimit të luftës tregtare SHBA-Kinë.

Kompania shiti 118 milionë smartfonë në gjysmën e parë të vitit, 59 milionë çdo tre mujor, një tjetër rritje me 24% krahasuar me një vit më parë.

Biznesi konsumator i Huawei përbën 55% të shitjeve totale gjatë kësaj periudhe prej 32.1 miliardë dollarë. Huawei po ofron si asnjëherë më parë statistika rreth tre mujorëve të suksesshëm që po kalon.

Aktualisht kompania është prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve pas Samsung, pasi parakaloi Apple vitin e kaluar.

Huawei gjithashtu dominon tregun Kinez ku zë 38% të tij dhe lë pas Oppo me 18%, Vivo me 18%, Xiaomi me 12%, Apple me 6% dhe të tjerët me 8%.

Të gjitha këta prodhues raportuan rënie dyshifrore të shitjeve si rezultat i ekspansionit të egër të Huawei. Në fakt Kina është destinacioni i 64% të shitjeve totale të pajisjeve dhe produkteve të Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei prezanton zëvendësuesin e Android, "HarmonyOS"

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>