Biznes

Huawei: SHBA-të janë përpjekur të infiltrojnë rrjetet tona të brendshme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shtator 2019
0
Ndërsa akuza të tilla ka pasur gjithnjë, Huawei shkon më tutje duke thënë se SHBA janë përpjekur për të hakuar intranetin dhe sistemet e brendshme të informacionit. Huawei: SHBA-të janë përpjekur të infiltrojnë rrjetet tona të brendshme

Në një deklaratë të gjatë lëshuar ditën e Mërkure, Huawei akuzoi qeverinë e Shteteve të Bashkuara se është përpjekur të infiltrojë rrjetet e saj dhe ka shqetësuar punonjësit.

Akuzat janë pjesë e një lufte që ka nisur mes SHBA dhe gjigantit Kinez të teknologjisë. Zyrtarët besojnë se Huawei mund të përdoret si mjet spiunazhi nga qeveria Kineze gjë që kompani e ka mohuar vazhdimisht.

Shtetet e Bashkuara, sipas Huawei, kanë përdorur çdo mjet në dispozicion të tyre për të shkaktuar çrregullime në operimin normal të biznesit të Huawei dhe partnerëve.

Ndërsa akuza të tilla ka pasur gjithnjë, Huawei shkon më tutje duke thënë se SHBA janë përpjekur për të hakuar intranetin dhe sistemet e brendshme të informacionit.

Kompania nuk dha asnjë provë në lidhje me këto pretendime. Huawei gjithashtu thotë se agjencitë ligj-zbatuese kanë shqetësuar punonjësit duke vizituar shtëpitë e tyre.

Aktualisht Huawei është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për akuzat e vjedhjes së patentave të teknologjisë së kamerave.

Në Maj të këtij viti SHBA e vunë Huawein në listën e zezë të tregtisë duke ja ndaluar të bërit biznes me kompaninë amerikane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei thirrje për krijimin e standardeve të përbashkëta të sigurisë kibernetike

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>