Biznes

Huawei shpëton, ja vendimi i papritur i Trump

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Qershor 2019
0
Në tre mujorin e kaluar Huawei shiti 59 milionë telefonë dhe gjatë 2018-ës gjeneroi 107.4 miliardë dollarë të ardhura. Huawei shpëton, ja vendimi i papritur i Trump

Presidenti Amerikan Donald Trump i dha Huawei një “litar” shpëtimi pasi tha se kompanitë Amerikane do të lejohen përsëri të bëjnë biznes me gjigandin Kinez pas një muaji paqartësi.

Muajin e kaluar administrata e tij vendosi Huawei dhe 70 filiale të kompanisë në listën e zezë duke ja ndaluar kompanive Amerikane të bëjnë biznes me ta.

Impakti ishte katastrofik për kompaninë ku një numër kompanish Amerikane si Google që i shet Huawei Androidin u detyruan të ngrijnë marrëveshjet me kompaninë Kineze.

Vetë shefi ekzekutiv i Huawei ren Zhengfei tha se sanksionet Amerikane do ti kushtonin prodhuesit të tretë më të madh në botë të smartfonëve 30 miliardë dollarë të ardhura më pak në dy vitet e ardhshme.

Megjithatë administrata e Trump duket se e ka “falur” Huawei të paktën bazuar në komentet e bëra prej Trump pas takimit të tij që pati me presidentin Kinez Xi Jinping në Samitin e G20-ës.

“Kompanitë Amerikane mund ti shesin produktet e tyre Huawei. Po flasim për produkte dhe pajisje që nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare,” tha presidenti Amerikan.

Pavarësisht lajmit të mirë, besimit i përbashkët është thyer dhe gjërat me shumë gjasa nuk do të jenë më njëlloj. Situata e krijuar tregoi sesa e varur është bërë kompania nga teknologjia Amerikane saqë rrezikonte funksionimin e saj pas sanksioneve.

Në tre mujorin e kaluar Huawei shiti 59 milionë telefonë dhe gjatë 2018-ës gjeneroi 107.4 miliardë dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Snapchat do të sjellë një funksion që Facebook e ka të vështirë ta kopjojë

Lajmet e fundit>