Biznes

Huawei: Teknologjia jonë po aq e sigurtë sa e të tjerëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Prill 2019
0
Uashingtoni beson se kompania ka lidhje të afërta me qeverinë Kineze dhe kërkon nga vendet perëndimore të bllokojnë teknologjinë e Huawei. Huawei: Teknologjia jonë po aq e sigurtë sa e të tjerëve

Gjigandi Kinez Huawei tha ditën e Enjte se siguria e pajisjeve të tij të telekomunikacionit janë po aq të sigurta sa të tjerëve në mos më të sigurta.

Huawei, lideri global i pajisjeve të telekomunikacionit, është vënë në shënjestër të një fushate Amerikane e cila i ka shkaktuar jo pak probleme me kontratat e reja të implementimit të teknologjisë 5G.

Uashingtoni beson se kompania ka lidhje të afërta me qeverinë Kineze dhe kërkon nga vendet perëndimore të bllokojnë teknologjinë e Huawei.

Situata merr përmasa të tjera kur marrin në konsideratën të ardhmen dhe rolin që 5G-ja do të ketë në jetët tona nga produktet e ndërlidhura tek makinat autonome dhe qytetet inteligjente.

“Mbase jemi prodhuesi më i provuar në botë,” tha drejtoresha e sigurisë kibernetike pranë Huawei Sophie Batas në qendrën e re kibernetike në Bruksel.

Ajo kritikoi komentet e bëra nga zytarët e Departamentit Amerikan të Shtetit. Përtej teknologjisë, shumë analistë besojnë se fushata Amerikane anti-Huawei është më tepër një zgjatimi i luftës tregtare SHBA-Kinë.

Javën e kaluar drejtori i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit tha se Huawei ka rënë viktimë e luftës gjeopolitike mes SHBA-së dhe Kinës. Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar teknologjinë 5G të Huawei.

Britani mund tu bashkohet ndërsa debate ka pasur në Gjermani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Huawei ngjan më shumë me një tablet

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>