Biznes

Huawei thirrje SHBA të tërhiqet nga sjellja e një humbësi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Mars 2019
0
Huawei është vënë në qendër të kritikave kryesisht nga SHBA dhe aleatët. Për 2018-ën gjigandi Kinez raportoi fitim prej afro 9 miliardë dollarësh, një rritje me 25% krahasuar me një vit më parë por më pak sesa 27% në 2017. Huawei thirrje SHBA të tërhiqet nga sjellja e një humbësi

Gjigandi Kinez Huawei i bëri thirrje Uashingtonit të tërhiqet nga sjellja e një humbësi duke mohuar çdo akuzë se teknologjia e kompanisë përdoret nga Pekini për të përgjuar vende të ndryshme të botës.

“Qeveria Amerikane ka sjelljen e një humbësi. Dëshiron që të nënshtrojë Huawei me mënyra të tjera ngaqë nuk konkurron dot me të,” tha Guo Ping, kryetar i prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit.

“Shpresoj që SHBA të ndryshojnë sjellje,” tha Guo gjatë një dalje për shtyp ku ishin prezent 100 gazetarë nga mbarë bota. Huawei raportoi ngadalësim të rritjes së fitimi në 2018-ën ndërsa biznesi i telekomunikacionit pati rënien e parë në dy vite.

Huawei është vënë në qendër të kritikave kryesisht nga SHBA dhe aleatët. Për 2018-ën gjigandi Kinez raportoi fitim prej afro 9 miliardë dollarësh, një rritje me 25% krahasuar me një vit më parë por më pak sesa 27% në 2017.

Por biznesi që po shkëlqen është ai i telefonëve dhe seritë P e Mate kanë shtyrë të ardhurat e kompanisë mbi 100 miliardë dollarë për herë të parë.

Të ardhurat totale u rritën me 20%, dhe është ritmi më i shpejtë i rritjes në dy vite. Guo tha se pret që tre bizneset e grupit të paraqesin shifra pozitive këtë vit. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Rritet fitimi i OTE, Telekom Albania arrin në 1.9 milion abonentë

Lajmet e fundit>