Biznes

Huawei thotë se i duhet më shumë kohë për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Qershor 2019
0
Analistët parashikojnë se sanksionet e fundit Amerikane mund të dërgojnë biznesin e smartfonëve të Huawei drejt humnerës. Huawei thotë se i duhet më shumë kohë për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve

Gjigandit Kinez Huawei do ti duhet më shumë kohë për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve, një objektiv të cilin në fillim kishte pretenduar ta arrinte në tre mujorin e katërt të 2019-ës.

Duhej të ishim bërë prodhuesi më i madh në botë në tre mujorin e katërt të këtij viti, por tashmë besojmë se ky proces mund të marrë më shumë kohë,” tha Shao Yang, CSO pranë biznesit të produkteve konsumatore të Huawei.

Kompania aktualisht shet mes 500,000 deri në 600,000 smartfonë në ditë tha ai gjatë aktivitetit CES Asia në Shangai.

Komentet e tij erdhën pak kohë pasi Shtetet e Bashkuara e vendosën Huawei në listën e zezë të tregtimit që do të thotë se kompanitë Amerikane e kanë të ndaluar të bëjnë biznes me të për shkak të shqetësimeve të sigurisë pa aprovimin e qeverisë.

Menjëherë pas urdhrit ekzekutiv, kompani globale të teknologjisë shkëputen lidhjet me prodhuesin më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit.

Në Janar kompania tha se do të bëhej prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve edhe pa tregun Amerikan. Në tre mujorin e parë ishte prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung, pasi parakaloi Apple vitin e kaluar sipas firmës analitike Gartner.

Analistët parashikojnë se sanksionet e fundit Amerikane mund të dërgojnë biznesin e smartfonëve të Huawei drejt humnerës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni desktop dhe ueb i WhatsApp do të funksionojë edhe kur telefoni është i fikur ose pa internet

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>