Lajmet

Huawei thotë se sanksionet Amerikane do të kenë impakt të vogël tek të ardhurat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Gusht 2019
0
Biznesi 100 miliardë dollarësh i Huawei u godit rëndë në Maj të këtij viti pasi Uashingtoni e vendosi në listën e zezë të tregtisë duke ndaluar kompanisë Amerikane si sheshin komponentë dhe teknologji gjigantit Kinez. Huawei thotë se sanksionet Amerikane do të kenë impakt të vogël tek të ardhurat

Gjiganti Kinez i teknologjisë Huawei tha ditën e Premte se impakti i sanksioneve Amerikane në biznesin e kompanisë është shumë më i ulët sesa kishte menduar në fillim.

Por këto sanksione pritet që të reduktojnë të ardhurat e biznesit të smartfonëve me 10 miliardë dollarë këtë vit.

Biznesi 100 miliardë dollarësh i Huawei u godit rëndë në Maj të këtij viti pasi Uashingtoni e vendosi në listën e zezë të tregtisë duke ndaluar kompanisë Amerikane si sheshin komponentë dhe teknologji gjigantit Kinez.

Menjëherë pas vendosjes së sanksioneve shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë Ren Zhengfei tha se të ardhurat e kompanisë do të goditeshin me 30 miliardë dollarë në 2019.

“Mesa duket ka për të qenë shumë më pak sesa aq. Por duhet të presim deri në Mars të vitit të ardhshëm për të parë rezultatet,” tha një drejtues i lartë i kompanisë në një konferencë për mediat.

Sipas tij biznesi konsumator i Huawei po “bën më mirë” sesa i trembeshin sanksioneve. Nxitur nga promocionet dhe blerjet patriotike, shitjet e smartfonëve në Kinë u rritën me 1/3 krahasuar me një vit më parë duke arritur një rekord në Qershor.

Huawei tha se biznesi konsumator gjeneroi të ardhura 221 miliardë juan ose 31 miliardë dollarë të ardhura.

Po gjatë kësaj jave Uashingtoni tha se do të shtyjë edhe më 90 ditë të tjera lejen dhënë Huawei për të blerë teknologji dhe komponentë nga firmat Amerikane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Administrata Trump i jep goditjen e radhës Huawei-t

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>