Harduer

Huawei zbulon datën e debutimit të smartfonit që nuk do të ketë aplikacionet e Google

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Shtator 2019
0
Datën e zbuloi llogaria në Twitter e Huawei Mobile me një video të shkurtër prej 7 sekonda e cila ka në fokus kamerën e smartfonit. Huawei zbulon datën e debutimit të smartfonit që nuk do të ketë aplikacionet e Google

Ka pasur spekulime pafund rreth telefonit Huawei Mate 30, por më në fund kemi diçka zyrtare: telefoni prezantohet më 19 Shtator në Munih.

Datën e zbuloi llogaria në Twitter e Huawei Mobile me një video të shkurtër prej 7 sekonda e cila ka në fokus kamerën e smartfonit.

Mbi ftesë shkruhet “Ri-mendo të Mundurën”. Por surpriza e madhe është se telefonët Mate 30 nuk do të kenë aplikacionet dhe shërbimet e Google falë luftës tregtare mes SHBA-ës dhe Kinës.

Është e mundur që Google mund të aplikojë një përjashtim për pajisjet Mate 30 dhe nëse jo, Huawei do ti duhet të mbështetet në sistemin operativ vetjak HarmonyOS.

Sesi do të përfundojë e gjitha kjo nuk dihet derisa telefoni të debutojë. Por ajo që presim është një Mate 30 dhe një Mate 30 Pro. Imazhet e rrjedhur më parë sugjerojnë për një hapësirë në formë rrumbullake e cila përmban kamerat e pasme.

Është folur edhe për teknologjinë wireless të karikimit të shpejtë por fokusin kryesor do ta marrë softueri dhe aplikacionet që Huawei Mate 30 do të ketë. Nga të dhënat e ofruara nga Huawei pritet një fuqi fotografike që do të bëjë diferencën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian hap hetimin e radhës ndaj Google

Lajmet e fundit>