Harduer

Hubi i ri i Sony është lexuesi më i shpejtë në botë i kartave SD

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Korrik 2019
0
Hubi suporton harduerë periferikë deri në 100W. Në të gjeni porta USB-C dhe USB-C për të mbështetur pajisjet e reja dhe të vjetra pa përmendur portën dalëse HDMI për video deri në 4K me 30 frekuenca në sekondë. Hubi i ri i Sony është lexuesi më i shpejtë në botë i kartave SD

Sony ka gjetur një mënyrë të re për ti bërë hubet e USB atraktive për përdoruesit duke i bërë të pazëvendësueshme për fotografët profesionistë.

Hubi i ri MRW-W3 i kompanisë konsiderohet si lexuesi UHS-II SD dhe microSD më i shpejtë në botë me shpejtësi deri në 300MB/s.

Pavarësisht nëse qëndron tek këto pritshmëri ose jo, me lehtësi duhet të transferojë foto gjigandeske RAW dhe videot 4K. Por nuk është thjeshtë një hub USB sepse është menduar për të përmbushur nevojat e laptopit kur jeni në lëvizje.

Hubi suporton harduerë periferikë deri në 100W. Në të gjeni porta USB-C dhe USB-C për të mbështetur pajisjet e reja dhe të vjetra pa përmendur portën dalëse HDMI për video deri në 4K me 30 frekuenca në sekondë.

Edhe kasa është rezistente ndaj pluhurit dhe ujit IP68. Sony ka planifikuar të nxjerrë në shitje hubin e ri së bashku me kartat SD SF-M Tough me kapacitete 64GB, 128GB dhe 256GB që përfitojnë nga avantazhet e shpejtësisë së lartë.

Nëse jeni fotograf që përdorni DSLR që rangut të lartë, me siguri çmimi i këtij hubi as që do të bjerë në sy. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të përditësoni dyqanin e aplikacioneve Play Store

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>