Lajmet

Hultumtuesit e Komunitetit Kibernetik XOR zbulojnë një sulm kibernetik ndaj qytetarëve të Kosovës me llogari bankare Raiffeisen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Nëntor 2019
0
Sipas analizës së XOR, në javët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e uebfaqeve të kopjuara nga faqja zyrtare e Raiffeisen Bank. Hultumtuesit e Komunitetit Kibernetik XOR zbulojnë një sulm kibernetik ndaj qytetarëve të Kosovës me llogari bankare Raiffeisen

Llogaritë Bankare në Kosovë janë vënë në shënjestër të një sulmi me phishing sipas një analize të publikuar nga Komuniteti Kibernetik XOR.

Sipas analizës së XOR, në javët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e uebfaqeve të kopjuara nga faqja zyrtare e Raiffeisen Bank.

Janë këto faqe të klonuara të cilat po përdoren për të vjedhur të dhënat e qytetarëve të Kosovës që kanë llogari bankare në Raiffeisen.

Kriminelët kibernetikë kanë krijuar faqen identike në pamje dhe funksion me atë të Raiffeisen e cila ka domainin https://www.raiffeisen-kosovo.com/.

Faqja e klonuar ka domainin raiffeisenkossovo.com dhe është regjistruar dy ditë më parë me datë 24 Nëntor. Jo vetëm që është aktiv por edhe ka një certifikatë SSL nga Let’s Encrypt sipas hulumtimit të realizuar nga XOR.

XOR rekomandon të gjithë ata përdorues të shërbimeve të Bankës Raiffeisen që nëse kanë marrë një e-mail me këtë domain të kontaktojnë bankën.

Gjithashtu këshillon:

  • Të keni kujdes në cdo email qe ju vije, nësë keni dyshime ju lutem mos e hapni.
  • Mos klikoni çdo link qe e shihni në permbajtje të email-it.
  • Instaloni filtra “Anti Phishing” nëpër browseret e juaj.

Sulmet me metoda “phishing” janë ndër më të përhapura sot në botë. Esencialisht kriminelë kibernetikë krijojnë një kopje të një faqeje zyrtare, bankë, ofrues shërbimesh, kompani, rrjete sociale etj, dhe ti përdorin si karrem për ti mashtruar përdoruesit të qasen në shërbimet që po kërkojnë jo nga faqja zyrtare por nga ajo e klonuar. Kështu ata marrin nën kontroll kredencialet e përdoruesve.

XOR është komunitet virtual , themeluar dhe ndërtuar nga një grup i profesionisteve me një sfond divers ne fushën e teknologjisë informatike me theks te veçante ne Sigurinë Kibernetike (Cyber Security). Këta njerëz dëshirojnë qe këto aftësi dhe përvojat qe bartin ti kthejnë në të mirë të komunitetit./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Lajmet e fundit>