Biznes

Hulu nuk do të shitet

Publikuar , 14 Tetor 2011
0
Hulu nuk do të shitet

“Që kur Hulu mban një vlerë të veçantë dhe detyruese për çdo zotërues të vetin, ne kemi ndërprerë procesin e shitjes dhe jemi duke shikuar përpara për të punuar së bashku për të vazhduar hartimin e rrugës së vet tek ndonjë sukses edhe më të madh. Përqëndrimi jonë tani qëndron vetëm në përforcimin e asaj që përpjekjet tona si zotërues të kontribuojnë në një rrugë domethënëse tek e ardhmja ngazëllyese që është përpara për Hulu-n.”

Google ishte më parë në bisedime për mundësinë e blerjes së kësaj faqeje, edhe pse kjo tani duket të jetë jashtë tavoline. Microsoft, Yahoo dhe Amazon ishin përpjekur për ta blerë, megjithëse Microsoft më parë kishte hequr dorë në xhiron e dytë me ofertë. Ofertat e mundshme nga blerësit, siç është përfolur të jetë edhe Apple janë tani të shuara, me Hulu-n që tani është duke e humbur vlerën 2 miliardë dollarëshe.

Derisa kjo vjen si befasi, veçanërisht me të gjitha thashethemet që qarkullojnë rreth shitjes gjatë këtyre muajve të kaluar – Hulu nuk paraqitet që të jetë shqetësuar. Ashtu siç u cek më lart, në vend se të shitet, në këtë faqe do të ketë rritje të përpjekjeve për t’u përmirësuar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Deutsche Telekom dhe Orange i bashkohen skeptikëve të Huawei

Lajmet e fundit>