Vëzhgim

Hulu për një muaj me mbi 1 miliardë video reklama

Publikuar , 22 Tetor 2011
0
Hulu për një muaj me mbi 1 miliardë video reklama

Faqet e Microsoft dhe Viacom Digital kanë kaluar rrjetin Facebook në radhitje, për të marrë vendet tre, respektivisht katër, ndërsa Facebook u vendos në vendin e pestë.

Sa i përket reklameve me video online, comScore raporton që, nga 6.8 miliardë video reklama të shikuara nga amerikanët gjatë shtatorit, më shumë se 1 miliardë prej reklamave mbresëlënëse ishin nga Hulu.

Sipas comScore, “video reklamat” përfshijnë vetëm reklamimet e bëra nga rrjedhat e videove për reklamime dhe nuk përfshijnë rrugë të tjera të përfitimeve nga videot, si mbivendosjet, lëshuesit e brendeve, reklamat në banerë, reklama në ballinë, etj.

Në muajin shtator, Hulu vendosi 1.02 miliardë video reklama, me gjatësi të të gjitha videove prej 414 milionë minutave. Faqja arriti mbi 1 miliard vlerësime pas rënies nën 1 miliard e cila ndodhi gjatë verës. Pas të gjithave, fëmijet e kolegjeve janë duke u kthyer në shikimin e shfaqjeve të tyre të parapëlqyera televizive në Hulu.

Dhe, me mbërritjen e 50% të popullsisë së Shteteve të Bashkuara nga video reklamat, Hulu ishte prona që dërgoi reklamat më të shumta tek shikuesit e vet, me një mesatare prej 38.2 për shikues. Secili që shikon Hulun e di që ju mund të hyni në një transmetim pa kaluar përgjatë 17 reklamave./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>