Siguri

Hulumtuesi thyen çipin e “pathyeshëm” Infineon

Publikuar , 03 Shkurt 2010
0
Hulumtuesi thyen çipin e “pathyeshëm” Infineon

Infineon zakonisht gjendet në kompjuter, sisteme për lojëra, kartela identifikuese dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Sipas Dark Reading, Christopher Tarnovsky ofroi një llogaria të detajuar “hap-pas-hapi” të shfrytëzimeve mikroskopike të elektroneve të tija, në konferencën Black Hat në DC.

“Nuk po them se ishte diçka e lehtë por kjo teknologji nuk është aq e sigurt sa pretendohet nga prodhuesit” tha Tarnosvky. Në fakt hulumtuesi shpalosi se ai ka arritur të tejkaloj shtresat komplekse të sigurisë së çipit përmes shfrytëzimit të një “procesit të përpiktë” analizues.

“Tarnovsky ishte në gjendje të identifikojë bërthamën dhe të krijojë një “bridge map” që i ka mundësuar tejkalimin e rrjetës komplekse të mbrojtjes, që është vendosur për të ndalur funksionimin e çipit nëse ndodhin ngatërrime” shpjegoi Tim Wilson nga Dark Reading.

“Pas krijimit të hartës, ai ka përdorur maje ultra të holla për tu futur në data bus (pa penguar rrjetën mbrojtëse) dhe si rezultat i kësaj “lexoi” të gjitha të dhënat e ruajtura në çip, duke përfshirë edhe çelësat enkritpues dhe informatat unike të prodhimit”.

Tarnovsky gjithashtu paralajmëroi se kriminelët në teori mund të shfrytëzojnë të dhënat e shikuara për të ri-krijuar çipin dhe për të zhvilluar pajisje të kundërligjshme apo sisteme shkatërruese “me përdorim të gjerë”.

“Keqpërdorime të tilla mund t’iu mundësojnë kriminelëve të thyejnë mbrojtjen e shërbimeve televizive me pagesë, sistemet identifikuese mjekësore apo edhe çipin licencues të shumë kërkuar të Microsoft Xbox” shtoi ai.

LEXO EDHE:  85 aplikacione të cilat pushtojnë telefonët me reklama kanë marrë 8 milionë shkarkime në Android

Lajmet e fundit>