Lajmet

Hulumtuesit Francez kanë gjetur një mënyrë për të zhbllokuar të dhënat nga WannaCry

Publikuar , 20 Maj 2017
0
Hulumtuesit thanë se zgjidhja e tyre funksionon vetëm në disa kushte të caktuara. Kompjuterat nuk duhet të jenë fikur dhe ndezur që kur ka nisur infektimi. Hulumtuesit Francez kanë gjetur një mënyrë për të zhbllokuar të dhënat nga WannaCry Photo Source: Reuters

Hulumtuesit Francezë thanë ditën e Premte se kanë arritur të zbulojnë një mënyrë për të dekriptuar të dhënat e enkriptuara nga WannaCry.

WannaCry, një maluer i cili shpërtheu javën e kaluar duke infektuar 300,000 kompjutera në 150 shtete, bllokon skedarët e viktimës duke kërkuar në këmbim mes 300 deri në 600 dollar për rikthimin e tyre.

Hulumtuesit thanë se zgjidhja e tyre funksionon vetëm në disa kushte të caktuara. Kompjuterat nuk duhet të jenë fikur dhe ndezur që kur ka nisur infektimi.

Europol tha se kishte testuar mjetin e hulumtuesve dhe në disa raste arrinte të rikuperonte të dhënat.

Mjeti ofrohet falas dhe ka dhënë rezultatet në Windows 7 dhe Windows XP. Ata kanë zgjedhur ta quajnë mjetin e dekriptimit “wanakiwi.”

Raportohet se hakerat kanë marrë afro 309 tranksione gjatë javës me vlerë 94,000 dollar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me WhatsApp tashmë mund të kryeni video thirrje në grup

Tags >

WannaCry
Lajmet e fundit>