Lajmet

Hulumtuesit gjejnë një mënyrë për të shmangur fjalëkalimin e iPhone (Video)

Publikuar , 01 Nëntor 2018
0
Ai u zbulua pak pasi një situatë e ngjashme u përsërit me iOS 12.0.1 ku hakerët mund të vidhnin fotot nga një iPhone. Hulumtuesit gjejnë një mënyrë për të shmangur fjalëkalimin e iPhone (Video)

Vetëm pak ditë më parë Apple publikoi iOS 12.1 dhe hulumtuesit e sigurisë kanë arritur të zbulojnë mënyrë për të anashkaluar ekranin e kyçjes.

Ky problem bën të mundur që një person me akses fizik në telefon të aksesojë të gjitha kontaktet në një iPhone dhe të bëjë thirrje FaceTime pa pasur nevojë për fjalëkalim.

I ashtuquajtur “exploit” funksionon vetëm në iOS 12.1 dhe është zbuluar pak orë pasi Apple publikoi përditësimin.

Problemi u zbulua pak kohë pasi një situatë e ngjashme u përsërit me iOS 12.0.1 ku hakerët mund të vidhnin fotot nga një iPhone.

Të dy sulmet kërkojnë akses fizik në një iPhone.

Apple ka një histori të gjatë me problemet e sigurisë në ndërfaqjen e kyçjes. Një problem në iOS 6.1 në 2013-ën bëri të hakerët të aksesonin telefonatat, kontaktet dhe fotot lirisht.

iOS 7 kishte një problem të ngjashëm e hulumtuesit ja gjetën anën edhe iOS 8.1. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  GMO do të vijojë biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike, mbyll atë të prodhimit të harduerëve

Lajmet e fundit>