Lajmet

Hulumtuesit gjejnë një problem fundamental me sigurinë e Bluetooth

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Gusht 2019
0
U zbulua nga hulumtuesit e CISPA dhe u publikua në koordinim të kompanive si Microsoft, Apple, Intel, Cisco dhe Amazon. Hulumtuesit gjejnë një problem fundamental me sigurinë e Bluetooth

Një paralajmërim i ri për sigurinë e pajisjeve Bluetooth është lëshuar pas zbulimit të një problemi kritik të cilin hulumtuesit e shohin si një kërcënim serioz për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve.

Përmes këtij problemi sigurie, një sulmues mund të interferojë me procesin e enkriptimit të lidhjeve në rrjet duke vjedhur kështu çelësat e enkriptimit dhe aksesuar të dhënat e trafikut mes pajisjeve të shënjestruara.

Ekipi pas kësaj gjetjeje u surprizua për ekzistencën e një problemi të tillë fundamental i cili ka qenë prezent që prej 20 vitesh.

Të gjitha modelet e Bluetooth, nga 1.0 deri në 5.1 preken nga ky problem sigurie. U zbulua nga hulumtuesit e CISPA dhe u publikua në koordinim të kompanive si Microsoft, Apple, Intel, Cisco dhe Amazon.

Të gjitha çipet e prodhuara nga Intel, Broadcom, Apple dhe Qualcomm janë vulnerabël përballë sulmeve KNOB. Imagjinoni përtej kufjeve dhe altoparlantëve Bluetooth, gjithë ata printerë apo shkëmbime të dhënash mes pajisjeve apo mes telefonit dhe makinës suaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompania e cila prodhon procesorë telefonësh premton 5G për modelet e rangut e mesëm vitin e ardhshëm

Lajmet e fundit>