Blog

Hulumtuesit kanë zhvilluar një kamër në madhësinë e një kokrre kripe

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2021
Kamera tradicionale përdorin plastikë dhe lente prej xhami për të përthyer dritën në sensor ndërsa ky i fundit sinjalet i përcjell elektrikisht. Hulumtuesit kanë zhvilluar një kamër në madhësinë e një kokrre kripe

Hulumtuesit e Universiteti të Princeton dhe Uashington kanë zhvilluar një sistem fotografimi i cili ka madhësinë e një kokrre kripe të trashë. Është ndërtuar mbi një hapësirë meta me 1.6 milionë shtylla cilindrike dhe funksionon njëlloj si një sensor kamera.

Secila shtyllë ka një antenë optik e cila merr dritë dhe i jep formë valëve optike e më pas përmes algoritmeve prodhon imazhe me ngjyra të cilësisë së lartë.

Kamera tradicionale përdorin plastikë dhe lente prej xhami për të përthyer dritën në sensor ndërsa ky i fundit sinjalet i përcjell elektrikisht.

Aplikimi kryesor i kësaj kamera do të jetë në fushën e mjekësisë për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.

Me në përbërje silikon, ato mund të prodhohen në masë dhe me kosto shumë më të ulët sesa kamerat konvencionale. Është hera e parë që hulumtuesit kanë zhvilluar një dizajn ku teknologjia optike është në fokus ndërsa ajo e përpunimit neural në sfond. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kina së shpejti do të udhëheqë Amerikën edhe në teknologji