Blog

Hulumtuesit Kinezë thonë ushtria e Kinës duhet të zhvillojë teknologji kundër satelitëve të Starlink

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2022
Studimi i udhëhequr nga Ren Yuanzhen, një hulumtues pranë Institutit të Gjurmimit dhe Telekomunikacionit në Pekin, nuk dihet nëse përfaqëson pikëpamjet e tyre apo të ushtrisë dhe qeverisë Kineze. Hulumtuesit Kinezë thonë ushtria e Kinës duhet të zhvillojë teknologji kundër satelitëve të Starlink

Hulumtuesit e ushtrisë Kineze thanë se vendi i tyre duhet të jetë i aftë të çaktivizojë ose shkatërrojë satelitët e internetit Starlink të SpaceX nëse kërcënojnë sigurinë e tyre kombëtare.

Sipas një letre të publikuar muajin e kaluar, Kina duhet të zhvillojë aftësi ushtarake anti-satelitore së bashku me një sistem me shtrirje të paprecedentë që mund të gjurmojë dhe monitorojë çdo satelit të Starlink.

Studimi i udhëhequr nga Ren Yuanzhen, një hulumtues pranë Institutit të Gjurmimit dhe Telekomunikacionit në Pekin, nuk dihet nëse përfaqëson pikëpamjet e tyre apo të ushtrisë dhe qeverisë Kineze.

Starlink është një prej projekteve më ambicioze të komunikimit satelitor duke premtuar internes në mbarë botën për tu përdorur për qëllime komerciale dhe ushtarake.

Nga ana tjetër themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka fituar një popullaritet të madh në Kinë si një model inovacioni për tu marrë shembull. Kritikat rreth Musk dhe kompanive të tij në Kinë filluan kur dy satelitë të Starlink kaluan shumë pranë stacionit hapësinor Kinez.

Ren përllogarit se dronët dhe avionët ushtarakë Amerikanë mund të rrisin shpejtësinë e transmetimit të të dhënave me 100 herë përmes Starlink.

Madje SpaceX ka një kontratë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes për të zhvilluar teknologji të reja bazuar në platformën e Starlink së bashku me instrument të ndjeshme që mund të identifikojnë dhe gjurmojnë armatime hipersonike që fluturojnë me 5 herë shpejtësinë e zërit.

Satelitët e Starlink janë të pajisur me motorë që mundësojnë ndryshimin e orbitës në rast të një përplasjeje të mundshme me objekte të tjera hapësinore.

Sot janë mbi 2,300 satelitë Starlink në orbitën e ulët të Tokës ndërsa Musk synon që të hedhë 10 mijë të tillë.

LEXO EDHE:  Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages

Thuhet se Kina ka zhvilluar disa alternativa anti-satelitëve përfshirë mikrovalët që mund të ndërpresin komunikimin apo të djegin komponentët elektronikë.

Një iniciativë e ngjashme njohur si Xing Wang për të ofruar akses global në internet është zhvilluar nga Kina. /PCWorld Albanian