Harduer

Hulumtuesit zbulojnë 36 probleme sigurie në rrjetet 4G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Hulumtuesit Koreano-Jugor kanë gjetur 36 dobësi sigurie në LTE të cilat mundësojnë një sërë sulmesh, njëri më i keq se tjetri. Hulumtuesit zbulojnë 36 probleme sigurie në rrjetet 4G

Ekspertët e sigurisë kanë nuk ndalojnë së gjetur vrima në mburojë e LTE, ose siç njihen ndryshe rrjetet 4G.

Hulumtuesit Koreano-Jugor kanë gjetur 36 dobësi sigurie në LTE të cilat mundësojnë një sërë sulmesh, njëri më i keq se tjetri.

Këto probleme nëse shfrytëzohen mund të shkëpusin aksesin në valët celulare e deri të kontrollojnë transferimin e të dhënave.

Një operator mund të ketë një problem i cili shfaqet në dy pajisje rrjeti ndërsa një pajisje rrjeti me një problem mund të shkaktojnë dhimbje koke për dy operatorë të ndryshëm.

Ekipi i hulumtuesve do të prezantojë gjetjet në një konferencë në muajin Maj dhe njëkohësisht kanë publikuar një mjet ku operatorët dhe prodhuesit e pajisjeve mund të gjejnë problemet dhe si adresojnë.

Për tu gjetur jo domosdoshmërisht këto probleme duhen shfrytëzuar. Gjithashtu na kujtojnë se edhe standardet wireless që i merrni për të sigurta nuk janë gjithnjë ashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Tags >

4G5GLTE
Lajmet e fundit>