Vëzhgim

Hulumtuesit Australian zhvillojnë antenë “mobile” për celularë

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Hulumtuesit Australian zhvillojnë antenë “mobile” për celularë

Celulari ka një mini-kullë të integruar që mundëson lidhjejen me celularë të tjerë përmes Wi-Fi dhe në këtë mënyrë krijimin e rrjeteve në vete.

Hulumtuesit pranë Univeristetit Flinders të Australisë Jugore kanë theksuar se këta celularë kanë rëndësi të madhe për funksionim në zona ku ka pasur katastrofa natyrore apo kur ka sulme terroriste, dhe në këto raste është normale që shërbimet e zakonshme mobile të mos funksinojnë.

Dr. Paul Gardiner-Stephen ka theksuar se celularët janë testuar me sukses në zona ku pajisjet e zakonshme mobile nuk mund të kapin asnjë sinjal. “Nuk ka pasur as infrastrukturë apo përkrahje për celularë aty ku janë testuar, kështu që kjo tregon se ata mund të funksinojnë tërësisht në vete” tha ai.

Celularët ka pak gjasa të zëvendësojnë sistemet e tanishme mobile, por mund të kombinohen për të arritur një komunikim më të sigurt në raste të ndryshme.

“Një prej ëndërrave tona është që secili celularë të paraqitet një ditë me këtë veçori në mënyrë që nëse ka ndonjë katastrofë diku, të gjithë në botë të jenë në gjendje të kalojnë në këtë modus dhe të mos kenë probleme me rrjet” theksoi Dr. Gardiner.

“Kur infrastruktura shkatërrohet, ne ende do të kemi shërbim të mirë, e në krahasim me ne, shërbimet tradicionale nuk do të funksionojnë”.

Momentalisht, sinjalet mes celularëve janë të limituara në disa metra, por ekipi shpreson që në të ardhmen të zgjeroj distancën komunikuese.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>