Biznes

Humbja e Trump është shpresë për industrinë Kineze të teknologjisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2020
Shumë firma të tjera Kineze nuk mund të blinin nga furnizues Amerikanë ndërsa ByteDance dhe Huawei janë shtyrë drejt limiteve nga administrata Trump. Humbja e Trump është shpresë për industrinë Kineze të teknologjisë

Industria Kineze e teknologjisë, një prej shënjestrave kryesore të administratës Trump, shpreson se me Joe Biden mund të krijojë një marrëdhënie me konstruktive por shumë pak analistë dhe ekzekutivë besojnë se rivaliteti për pasur rënie intensiteti.

Drejtimi katër vjeçar i Trump ka bërë që industria Kineze të kuptojë rëndësinë përmirësimit të aftësive prodhuese vendase.

Kur Biden të marrë drejtimin, kompanitë teknologjike në Kinë mund të marrin frymë. Gjigantët e teknologjisë si Huawei apo TikTok kanë parë ambiciet e tyre globale të kufizohen nga saksionet e Uashingtonit i cili i konsideron rrezik kombëtar sigurie.

Shumë firma të tjera Kineze nuk mund të blinin nga furnizues Amerikanë ndërsa ByteDance dhe Huawei janë shtyrë drejt limiteve nga administrata Trump.

Kompania që ka në pronësi TikTok po tenton të hyjë në partneritet me Walmart dhe Oracle për të shmangur sanksionet Amerikane ndërsa Huawei ka humbur aksesin në komponentë të rëndësishëm për prodhimin e telefonëve.

Nga ana tjetër veprimet e Trump kanë ekspozuar dobësinë e industrisë Kineze të teknologjisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tim Cook 10 vite në drejtimin e Apple, sinjalizon largimin e tij