Harduer

Hyn në prodhim gjenerata e dy e procesorit të Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Prill 2021
Pritet që ky procesor të shfaqet në linjën e re të MacBook sipas burimeve të Nikkei. Hyn në prodhim gjenerata e dy e procesorit të Apple

Procesori i ndërtuar nga vetë Apple i gjeneratës së dytë ka hyrë në prodhim masiv sipas një raporti që vjen nga Nikkei Asia. Gjasat janë që të quhet “M2” pas çipit Apple M1 dhe merr të paktën 3 muaj për tu prodhuar.

Pritet që ky procesor të shfaqet në linjën e re të MacBook sipas burimeve të Nikkei. Prodhuar nga TSMC, procesori Apple M1 debutoi vitin e kaluar në Mac mini, MacBook Air dhe 13-inç MacBook Pro. Ai sillte përmirësime të konsiderueshme të performancës dhe efikasitetit të baterisë krahasuar me procesorët Intel.

Vetëm javën e kaluar Apple solli iMac 24-inç dhe linjën e re iPad Pro me procesorin 5-nanometër M1. Ka 8 bërthama procesorike dhe 8 grafike duke siguruar performancë sistemi 3.5 herë më shumë dhe grafike 6 herë më shumë.

16 bërthama neutale i japin 15% më shumë fuqi në machine learning ndërsa bateria ka jetëgjatësi 2 herë më tepër sesa Mac-ët e kaluar. Në 2020-ën Apple kishte thënë se i duhen të paktën 2 vite për të kaluar në procesorët e saj nga ato Intel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple rifreskon iPad mini me dizajn të ri dhe 5G