Harduer

HyperX nxjerr në shitje tastierën e parë 60% mekanike

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Janar 2021
0
Tastiera ka më pak butonë sesa ajo me opsione të plota, por jo që ka funksione më pak. Shumicën e funksioneve i gjeni duke mbajtur shtypur butonin e funksionit FN. HyperX nxjerr në shitje tastierën e parë 60% mekanike

Shumica e kompanive të prodhojë aksesorë gaming kanë prezantuar tastierat e tyre 60% mekanike të cilat janë më kompakte sesa versionet e plota të cilat janë shndërruar në trend në vitet e fundit për estetikën dhe madhësinë që kanë.

Por në 2021, HyperX më në fund do të ndjekë turmën duke prezantuar modelin e parë kompakt quajtur Alloy Origins 60.

Tastiera ka më pak butonë sesa ajo me opsione të plota, por jo që ka funksione më pak. Shumicën e funksioneve i gjeni duke mbajtur shtypur butonin e funksionit FN.

Nuk është tastiera e parë 60% mekanike që kompania prezanton. Më herët kompania ka bashkëpunuar me brendin Ducky për të lançuar një tastierë One 2 Mini injektuar me brendin e HyperX.

Alloy Origins 60 mund të ruajë deri në tre profile në memorien e saj të cilat aktivizohen me aplikacionin HyperX për Windows 10. Me aplikacionin përdoruesit mund të ndryshojnë edhe ndriçimin LED apo të vendosin komandat e tyre macro.

Tastiera del në shitje më 22 Shkurt për 100 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Viber bën atë që e presim prej vitesh nga WhatsApp

Tags >

HyperX