Harduer

Hyundai prodhon një makinë me panele diellore

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Gusht 2019
0
Megjithatë panelet diellorë shtojnë kosto dhe peshë makinave dhe nuk dihet sesa efektivë mund të jenë në realitet. Çmimi i makinës ende nuk është bërë i ditur. Hyundai prodhon një makinë me panele diellore

Hyundai ka publikuar një version të modelit hibrid Sonata i cili ka panele diellorë që ndihmojë në karikimin e baterisë së makinës.

Prodhuesi Korean i makinave tha se 60% e energjisë që i nevojitet baterisë mund të furnizohet nga tavani përbërë nga panele diellorë.

Panelet ofrojnë mjaftueshëm energji sa për të përshkuar 1,300km në vit. Hyundai tha se ka planifikuar të ofrojë panelin diellor si opsion ekstra edhe në modelet e tjera.

Pajisja e hibridëve me panele diellorë të cilët gjenerojnë energji mund të rrisin efikasitetin tek makinat me karburant dhe të ulin emetimet e dioksidit të karbonit.

Kompania shtoi se makina ka një sistem kontrollit efikas të motorit i cili sigurohet që energjia të përdoret sa më me efikasitet të jetë e mundur.

Megjithatë panelet diellorë shtojnë kosto dhe peshë makinave dhe nuk dihet sesa efektivë mund të jenë në realitet. Çmimi i makinës ende nuk është bërë i ditur.

Një startup Holandez i cili është duke punuar në një makinë të ngjashme që përdorë panele diellore do të kushtojë 150 mijë euro kur të dalë në shitje në 2021. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ka përgatitur një fond miliarda dollarësh për të financuar kompanitë Evropiane të teknologjisë

Tags >

Hyundai
Lajmet e fundit>