Harduer

I fuqishmi Nokia 3720 Classic

Publikuar , 11 Korrik 2009
0
I fuqishmi Nokia 3720 Classic

Me rezistencë të tërësishme kundrejt ujit, rezistues ndaj tronditjeve dhe ndaj pluhurit, Nokia 3720 klasik përmban gjithashtu edhe një kamera 2 megapikselëshe (me LED që mund të përdoret edhe si blic), Nokia Maps (dhe të përfshirë një kartë memorie 1GB microSD) dhe Bluetooth 2.1.

Ka gjithashtu një media player, FM Radio, shfletues interneti të thjesht dhe një memorie të integruar prej 20MB. 3720 klasik ka një ekran 2.2 inç QVGA dhe ekzekuton sistemin operativ Symbian Series 40.
Bateria  llogaritet se mund të mbajë 7 orë bisedë ose 18 ditë gatishmërie, kurse vetë shtëpiza e celularit është e mbyllur nga një pllakë e vidhosur.

Është relativisht një pajisje kompakte, me përmasa 115 x 47 x 15.3 mm dhe peshon 94gr; një suprizë e ëmbël për një pajisje të fortë. Nokia 3720 klasik do të dalë në shitje këtë verë, me një çmim prej 125€ (174$).

Ndiqni një seri të videove në YouTube për të parë disa pamje interesante sesa i fortë është ky celular.

LEXO EDHE:  Largimi i 80% të fuqisë punëtore të Bitmain është lajm i keq për Bitcoin Cash dhe Litecoin

Lajmet e fundit>