Lajmet

I pari hackathon virtual nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2020
0
Vodafone Albania dhe ICTSlab organizojnë maratonën 4-ditore të teknologjisë JUTH APP Hackathon. I pari hackathon virtual nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab

Vodafone Albania në bashkëpunim me qendrën laboratorike ICTSlab organizojnë në datat 29 Qershor – 2 Korrik aktivitetin virtual JUTH Hackathon.

Synimi i këtij aktiviteti virtual është të sjellë risi në aplikacionin e Vodafone Albania, dedikuar të rinjve, ku përveç çmimeve, rezervohen edhe shumë surpriza të tjera.

Duke demonstruar entuziazëm individual dhe kontribut e bashkëpunim kolektiv, aktivitete të tilla prodhojnë inovacione në një kohë të shkurtër dhe janë shndërruar në hapësira ku inkurajohet kreativiteti digjital.

JUTH Hackathon do të organizohet në 3 sfida përmes platformave online Zoom dhe Slack si:

Giga Market – Ndryshimi ose shtimi i elementëve në aplikacionin JUTH për kategorinë GigaMarket. Aplikacioni JUTH: Zhvillime të mëtejshme në App Games, titujt aktualë por edhe tituj të rinj dhe Opsione të reja ose zhvillimi i mëtejshëm i një opsioni kryesor të aplikacionit JUTH.

Ju mund të bëheni pjesë e këtij hackathoni duke aplikuar individualisht ose si një ekip i përbërë nga 2-3 ose 4-6 anëtarë grupi.

Sfida e parë përqendrohet rreth elementëve, të cilët duhet të afrojnë eksperiencën e aplikacionit më afër shijeve të konsumatorit. Këta elementë mund të kenë karakter gaming si fitimi dhe shkëmbimi i gigave, krijimi i avatarëve, krijimi i sfidave dhe shokëve të skuadrës.

Sfida e dytë ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të lojërave të integruara në aplikacionin JUTH duke i bërë më tërheqës dhe më me vlerë për kohën që përdoruesit shpenzojnë në to. Në këtë sfidë Vodafone pranon edhe ide të reja lojërash, të cilat mund të integrohet në aplikacionin JUTH.

Sfida e tretë kërkon të shtojë opsione dhe karakteristika të reja të aplikacionit JUTH por edhe zhvillim të atyre ekzistuese. Aplikacioni JUTH fokusohet në një gjeneratë të re të cilët përfitojnë shpërblime ekskluzive.

LEXO EDHE:  Edicioni i 8-të i ICT Awards ndan çmimet për historitë shqiptare të suksesit në teknologji

Në fund të aktivitetit virtual një juri do të përzgjedhë 3 ekipet fituese, të cilat do të shpërblehen me çmime.

Ekipi i parë do të marrë një shpërblim prej 2,000 euro dhe për pjesëtarët e skuadrës që janë JUTH  dhuratë Samsung Galaxy Watch Active 2 nga JUTH by Vodafone.

Ekipi i dytë do të marrë një shpërblim prej 1,000 euro dhe për pjesëtarët e skuadrës që janë dhuratë Samsung Galaxy A10 Handset nga JUTH by Vodafone.

Ekpi i tretë do të përfitojë Xiaomi Mi TV box S ak Ultra HD  për secilin anëtar nga JUTH by Vodafone.

Dhurata dhe surpriza të tjera janë rezervuar për talente dhe individë specifikë.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij aktiviteti virtual inovativ ftohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link: https://bit.ly/juthapp_hackathon

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 28 Qershor, në orën 23:59.

Duke ju bashkuar një hakatoni ju keni mundësinë të shpalosni aftësitë tuaja, të zgjeroni njohuritë rreth teknologjisë, të bashkëpunoni, të krijoni lidhje të reja, të fitoni akses me mentorë dhe ekspertë të industrisë me përvojë të gjerë si dhe të përfitoni çmime e shpërblime.

Axhenda e JUTH Hackathon

Dita e Parë: 29 Qershor

  • 17:00 – 18:00 – Hapja
  • 18:00 – Ekipet fillojnë punën

Dita e Dytë: 30 Qershor

  • 10:00 – 10:10 – Checkpoint #1 Hyrje
  • 10:15 – 10:45 – Checkpoint #1 Webinar: Njohja e Konsumatorit: Si të dizenjojmë zgjidhje që konsumatorët i adhurojnë?
  • 11:00 – 16:30 – Takime virtuale 1n1 me mentorë
  • 16:45 – 17:00 – Checkpoint #2 Hyrje
  • 17:00 – 17:30 – Checkpoint #2 Si të zhvillojmë një prototip dhe propozim me vlerë?
  • 17:00 – 19:00 – Ekipet punojnë në mënyrë të pavarur
  • 19:00 – 20:30 – Testimi i zgjidhjes
LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Pixel të Google kanë një sekretar telefonatash me inteligjencë artificiale

Dita e Tretë: 1 Korrik

  • 10:00 – 10:10 – Checkpoint #3 Hyrje
  • 10:15 – 10:45 – Checkpoint #3 Webinar: Si të zhvillojmë një pitch deck?
  • 11:00 – 19:00 – Takimet e fundit virtuale 1n1 me trajnerë

Dita e Katërt: 2 Korrik

17:00 – 18:00 – Webinari i fundit. Prezantimi i punëve dhe shpallja e fituesve